Downtown One
Downtown One
Bulevardi “Barjam Curri”, Tiranë
Downtown One është një ndërtim 37 kate mbi tokë dhe 5 kate parkimi nëntokë, multifunksional, i pozicionuar në zemër të Tiranës. Në këtë ndërtesë me sipërfaqe 78’000m2, gjeni një kombinim ideal të apartamenteve elegante, zyrave bashkëkohore, ambjenteve tregtare dhe shërbimeve e lehtësirave të ofruara nga profesionistë. Downtown One është i pari projekt në Shqipëri i cili sjell risi në funksionalitet, arkitekturë, parametra ndërtimi dhe i regjistruar në programin e ndërtesave në harmoni me mjedisin LEED®. Projekti, i cili do të jetë ndërtimi më i lartë në Shqipëri me një lartësi prej 144m, do të jetë plotësisht funksional në vitin 2022.
Një kryevepër arkitekturore e projektuar nga studio hollandeze me emër botëror MVRDV e cila është kujdesur që Downtown One të jetë një objekt funksional dhe estetik, simbol i zhvillimit të kryeqytetit. Veçoria më interesante e stilit arkitekturor është harta e Shqipërisë e skalitur në zemër të fasadës dhe kombinimi i ballkoneve dhe llozhave që simbolizojnë malet e Shqipërisë.
Projekti i konstruksionit është zhvilluar nga studio ndërkombëtare me eksperiencë 70 vjeçare, ARUP . Ky projekt respekton parametra dhe standarde të paaplikuara më parë në Shqipëri për të garantuar siguri dhe qëndrueshmëri absolute. ARUP ka projektuar gjithashtu sistemin teknik, elektrik dhe mekanik, në koherencë me standardet më të mira botërore.