Në Proçes kemi

Garden residence Turdiu

Garden residence Turdiu

Ish-Fusha e Aviacionit

Garden Residence Turdiu është një kompleks banimi me 9 ndërtesa kryesore me 7, 8, 11 dhe 12 kate mbi tokë dhe kate parkimi nëntokë. Kompleksi ofron hapësira rekreative për banorët, një pishinë të përbashkët, një kënd lojrash për fëmijët dhe shumë shërbime e lehtësira për jetesë të qetë në komunitet. Pozicionuar në një zonë lehtësisht të aksesueshme nga Rruga e Durrësit dhe 21 Dhjetori, ky kompleks ndërtimi shtrihet me orientimin kryesor lindje-perëndim për të përfituar maksimalisht prej ndricimit natyral, ndaj jugut. Apartamentet e ofruara janë të tipeve të dryshme nga 1+1 deri ne 4+1 (luksoze me verandë) me vetrata sa lartësia e katit.


Ky projekt zhvillohet në partneritet midis ofron apartamente, ambjente tregtare dhe hapësira parkimi.

Në Garden Residence Turdiu, hapësirat e përbashkëta përreth kompleksit do të ofrojnë ambjente rekreacioni dhe shërbime e lehtësira për argëtimin dhe kënaqësinë e të gjithë grupmoshave:

•    Mbi 3’000m2 hapësira të gjelbëruara, të sistemuara me stola dhe ndriçim
•    Kënd lojërash per fëmijë
•    Pishinë e jashtme
•    Ambjente shërbimi dhe tregtare

Me fokus të veçantë drejt cilësisë, Garden Residence Turdiu është konceptuar për të ofruar komoditet dhe siguri për të gjithë banorët dhe punonjësit e ambjenteve tregtare të ofruara. Më  shumë:
•    Apartamente të pozicionuara për të përfituar sa më shumë nga drita e diellit;
•    Ashensorë Schindler (me shpejtësi 1.65 m/s);
•    Sisteme e paisje elektrike të cilësisë së lartë;
•    Në distancë të mjaftueshme nga zhurmat dhe smogu i trafikut;
•    Parkim i sigurt

www.gardenresidenceturdiu.al