MET Tirana Building
MET Tirana Building
Projekti i godinës së re multifunksionale në Tiranë zhvillohet në 12 nivele mbi tokë dhe 4 nëntokë, për një lartësi totale prej 48.70 metrash. Ndërtesa është e konfiguruar në formë eliptike me një sipërfaqe planimetrike prej rreth 1,800 metrash katrorë; kati i parë dhe kati -1 janë projektuar për të qenë më të ngushtë prej 2 metrash në krahasim me katet e sipërme dhe mbulojnë një sipërfaqe prej rreth 1,500 metrash katrorë.
Siç përshkruhet në kapitullin e mëparshëm, konfigurimi arkitektonik i ndërtesës është rezultat i pranisë së kufizimeve në lidhje me lartësitë maksimale dhe mbi respektimin e distancave nga ndërtesat, si dhe dëshirës për të propozuar një ndërtesë e cila spikat tek disa elemente karakterizuese të projektimit arkitektonik, duke përfshirë këtu temën e ndërtesës së “gërmuar”, temën e materialitetit, vëmendjen ndaj materialeve, si dhe temën e dritareve dhe tarracave. Projekti i ndërtesës së re multifunksionale kombinohet më së miri me rrugën e rigjenerimit urban që Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë vitet e fundit për zonën qendrore të teatrove dhe Galerisë Kombëtare së Arteve.
Shpërndarja funksionale e aktiviteteve përfshin aktivitetet tregtare ne katin përdhe dhe -1, zyrat nga kati +1 deri në +6 dhe banimin nga katet +7 deri në +12; katet -2, -3 dhe -4 janë të destinuara për parking dhe ambientet teknike. Për të garantuar cilësinë dhe funksionalitetin e duhur të ambienteve, ndërkatet dhe lartësitë e tyre ndryshojnë në varësi të funksioneve. Konkretisht, katet ku parashikohen aktivitetet tregtare kanë lartësi të brendshme të shfrytëzueshme prej 400 cm për katin përdhe, 310 cm për katin -1, ndërsa katet e zyrave dhe banimit është 290 cm dhe 260 ne varesi te instalimeve. Lartësia e ndërkatit për sa i përket zyrave dhe banimit është 325 cm.
Shpërndarja e brendshme dhe lidhjet vertikale janë të garantuara nga dy blloqe me gjithsej 8 ashensorë dhe 2 shkallë sigurie. Zhvillim në formë spirale drejt kateve të sipërme të ndërtesës mundëson krijimin e tarracave të mëdha në këto kate të destinuara për banim. Muret e banesave që do të orientohen nga tarraca do të jenë plotësisht të transparente, të ankoruara mbi elementë gjatësorë dhe tërthorë dhe të pajisura me hapje të mëdha rrëshqitëse dhe/ose hapje anësore, duke lejuar kështu një depërtim të lartë të dritës natyrore dhe pamjes drejt ambientit të jashtëm.