Rreth Nesh
“Ne jemi profesionistët e hekurit”
Ceni Alb është ofruesi i besueshëm i zgjidhjeve inovative në sfidat e mëdha infrastrukturore. Hekuri jonë ka ndërtuar autostrada, ura, aeroporte dhe pjesën më dërrmuese të projekteve më të mëdha në Shqipëri që prej vitit 2006.
Vitet e fundit, kompania ka rritur ndjeshëm kapacitetin e përpunimit dhe prodhimit, si edhe fuqinë punëtore, duke krijuar një sistem të qëndrueshëm ekzekutimi dhe furnizimi për çdo nivel kërkese. Ne, punësojmë individët më të mirë dhe ofrojmë zgjdhjen më të mirë, duke u bërë kontribuesit infrastrukturorë më të mëdhenj në vend.
Në çdo projekt, lejmë gjurmët tona pozitive duke operuar me mënyra që sjellin vlera financiare dhe jofinanciare për ekonominë lokale, shoqërinë dhe mjedisin. Ky nuk është një trajtim i rastësishëm për ne, por një proces pune i zhvilluar përgjatë viteve. Parimet e krijimit të vlerave pozitive sociale janë pjesë esenciale e procesit tonë të punës dhe e njerëzve që e vejnë atë në funksion.
Teksa po aplikojmë gjithnjë e më shumë modernizim në metodat tona të punës, kemi rritur përdorimin e komponentëve novativ duke implementuar mjetet më bashkëkohore në planet. Kështu, gjatë përmirësimit të vazhdueshëm të prodhimit përfitojnë të gjitha nivelet e furnizimit. Kapaciteti jonë për të punuar njëkohësisht në disa projekte, prodhimi cilësor dhe me kosto efektive, na mundëson partneritete afatgjata me bashkëpunëtorët, duke krijuar ndikim të qëndrueshëm në të gjithë industrinë e ndërtimit.
Ne krenohemi që operojmë në mënyra që vazhdimisht reflektojnë ndershmëri dhe integritet tek klientët tanë. Nga perspektiva e gjerë e kompanisë, përkushtimi ynë ndaj kulturës së orientuar drejt shërbimit mbetet i palëkundur; Misioni ynë është të demonstrojmë këtë metodologji në mënyrë që të vijojmë me besimin dhe respektin e thellë të shfaqur nga e gjithë industria.