Udhëheqja

Ekipi ynë drejtues ka shumë përvojë dhe një histori të dëshmuar në industrinë e Hekurit, riciklimit dhe përpunimit të tij.
Ne vendosim theksin te vendimmarrja dhe përgjegjësitë operacionale të decentralizuara, ndërkohë që vazhdojmë të ruajmë qeverisjen e duhur të kompanisë dhe mbikëqyrjen e rrezikut. Po ashtu shpërblejmë punën në grup, inovacionin dhe efikasitetin operativ dhe përqendrohemi në ruajtjen e efektivitetit të planeve tona me anë të bonusit nxitës, të bazuar në performancën që është krijuar për të maksimizuar produktivitetin e përgjithshëm dhe për të harmonizuar interesat e udhëheqjes dhe ekipeve tona me palët tona të interesuara.

Bordi Drejtues

Gazmir Ceni

Themelues

Roland Ceni

Menaxher Projekti

Florian Ceni

Menaxher Punimesh

Idrenit Dreni

Financier

Alfred Begaj

Inxhinier Ndërtimi

Klisti Kazaferri

Inxhinier Ndërtimi

Olsi Murra

Inxhinier Ndërtimi

Albert Spahia

Menaxher Punimesh

Elton Hyseni

Organizues Projekti

Fadil Lama

Drejtor Menaxhimi

Leonard Salla

Menaxher Matjesh

Dritan Krruta

Ekonomist

Kodi i Etikës & Profesionalitetit

Tek CeniAlb, Çdo punonjës i përmbahet standardeve më të larta etike, jo vetëm duke ofruar shërbime të cilësisë më të lartë, por duke krijuar një mjedis biznesi që pasqyron besimet themelore të Grupit të Punës, duke përfshirë integritetin, konfidencialitetin dhe përgjegjësinë. Të gjithë sigurohen çdo ditë që CeniAlb të jetë në nivelet më të larta të profesionalizmit. Reputacioni ynë, si individë dhe si biznes, varet nga kjo!
Ne veprojmë sipas ligjeve dhe rregulloreve të shtetit, duke respektuar Kodin E Punës. Udhëheqja jonë ka ndërmarrë hapa të mirëmenduar drejt zhvillimit, zbatimit dhe mbajtjes së një programi efektiv i cili është në pajtueshmëri të plotë ligjore. Bordi rishikon në mënyrë të vazhdueshme përditësime të rregulloreve dhe ligjeve vendore, në mënyrë që këto programe të jenë sa më efektive.