Unaza e Madhe

Unaza e Madhe

Tiranë

Idea paraprake për Unazën e Madhe daton që përpara viteve ’90. Gjatësia e Unazës shkon në 27 kilometra në total për gjithë projektin. Aktualisht janë të përfunduara segmentet nga Fusha e Helikopterëve në Farkë deri tek Shkolla Teknologjike që njihet si zona e pallatit me shigjeta. Janë në ndërtim 5 lote: konkretisht 2 lote në segmentin Fusha e Helikopterëve (Farkë) deri në Shkozë- Materniteti i Ri dhe 3 lote rikualifikimi nga Shkolla Teknologjike deri tek Sheshi Shqiponja.